Eder rikthehet në Serie A!

Duket se superliga kineze nuk është në nivelin e tij dhe Eder po konsideron seriozisht mundësinë për tu rikthyer në Serie A.

Inter ka filluar kontaket me përfaqësuesit e futbollistit pasi synojnë që gjatë merkatos së janarit ta rikthejnë atë në Itali ku do të ishte një ndihmë e madhe në luftën për titull kundër Milanit.

Siç raporton Gianluca DiMarzio, Inter është e gatshme që të marrë përsipër kontratën që ai aktualisht ka me skuadrën kineze të Jiangsu Suning.

Kontrata aktuale e Eder është aktualisht para skadimit dhe ky fakt i mundëson Interit transferimin e tij dhe Neroazzurët tashmë kanë filluar kontaktet për të përfituar nga mundësia për transferimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here