Milan ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës.
Milani vazhdon të punojë për qendërsulmuesin e së ardhmes. Oliver Giroud, ka vendosur të largohet nga Milano në verë dhe drejtuesit janë hedhur në sulm për bomberin e ri.
Agjensia e cila përfaqëson shërbimet e Benjamin Seskos, ka ndezur zërat duke publikuar një foto në Milano.
Ditët e fundit është raportuar se Benjamin Sesko është objektivi kryesorë i Milanit për merkaton e verës dhe se Rosonerët janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e lirimit prej 50 milionë eurove.
Sesko ka kontratë me Leipzig deri në vitin 2028, ndërsa këtë sezon ka realizuar 16 gola dhe 2 asistime.
👀 The agency that represents Benjamin Sesko are in Milano, amid links between the RB Leipzig striker and #ACMilan. pic.twitter.com/FODAjOGwiZ
— SempreMilan (@SempreMilanCom) May 10, 2024