Milot Rashica në Serie A.
Milot Rashica mund të largohet nga skuadra e Besiktasit në verën e këtij viti, pas një viti qëndrim.
Mediumi turk, “Ortaçizgi” raporton të premten se për Rashicën kanë shprehur interesim dy skuadra nga Seria A.
Drejtuesit e Besiktasit po dëshirojnë që t’i fitojnë së paku 12 milionë euro nga shitja e Rashicës.
27-vjeçari te klubi turk u transferua vitin e kaluar nga skuadra angleze Norwich City për 5 milionë euro.
Rashica edicionin e kaluar ishte i huazuar te Galatasaray, ndërsa karrierë ka bërë te Werder Bremeni e Vitesse.