Ibra nis sulmin, Milan transferon mesfushorin 60 milionësh

Milan ka nisur të programojë sezonin e ardhshëm.

Në pritje për të siguruar një mbrojtës dhe një sulmues, Milan-i po ndjek me vëmendje edhe merkaton e mesfushorëve.

Emri i fundit, sipas “La Gazzetta dello Sport”, është ai i Manuel Ugarte, i cili duket se nuk bën më pjesë në planet e PSG.

I transferuar në Francë gushtin e kaluar, uruguaiani u ka kushtuar kampionëve të Francës plot 60 milionë euro.

Ibrahimovic ka kontaktuar drejtuesit e PSG dhe Milan synon huazimin e uruguaianit me opsion blerjeje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here