Bomba e merkatos së verës, Franck Kessie rikthehet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Franck Kessie rikthehet në Serie A.

Franck Kessie bëri bujë verën e kaluar, kur u largua nga Barcelona për tu transferuar në Arabinë Saudite tek Al-Ahli.

Mesfushori ivorian ka realizuar 9 gola dhe 3 asistime në 30 ndeshje të luajtura me Al-Ahli, por nuk është i kënaqur me jetën në Arabinë Saudite dhe dëshiron të rikthehet në Europë.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Kessie mund të rikthehet në Itali pikërisht tek ish skuadra e tij Milan.

Rosonerët janë në kërkim të një mesfushori dhe e kanë piketuar Kessie si përforcimin e duhur, ndërsa ky i fundit ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Ibrahimovic.

Kessie ka kontratë me Al-Ahli deri në vitin 2026 dhe për kartonin e tij Milan pritet të paguajë 10-15 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here