Antonio Conte rikthehet në Serie A.
26 mars 2023 ishte data kur Antonio Conte u largua nga Tottenham, eksperienca e fundit në karrierën e tij.
Kur ka kaluar thuajse një vit, tekniku italian vijon të shijojë kohën e lirë teksa synon që të rikthehet në detyrë duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Sky Sport Italia, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Antonio Conte ka arritur marrëveshje me Milanin.
Sipas Sky Sport, Conte ka rënë dakord që ta merr drejtimin e Rosonerëve në verë duke firmosur kontratë tre vjeçare me pagë prej 6.5 milionë eurove në sezon.