Zbulohet goditja e parë e Contes te Milani.
26 mars 2023 ishte data kur Antonio Conte u largua nga Tottenham, eksperienca e fundit në karrierën e tij.
Kur ka kaluar thuajse një vit, tekniku italian vijon të shijojë kohën e lirë teksa synon që të rikthehet në detyrë duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Ditën e djeshme, u raportua se Antonio Conte i ka thënë po Milanit.
Calciomercato, ka shkuar edhe më tutje duke zbuluar goditjen e parë të Contes te Milani.
Sipas Calciomercato, përforcimi i parë i Contes te Milani do të jetë qendërmbrojtësi i Torinos, Alessandro Buongiorno.
Buongiorno ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve italian me paraqitjet e tij, ndërsa së fundmi është i lidhur me një transferim te Interi, por në garë pritet të përfshihet edhe Milani.