Vitor Roque transferohet në Serie A.
Barcelona pritet të bëjë ndryshime të mëdha për sezonin e ri, por para se të blihen lojtarë të rinj duhet të largohen disa aktual nga klubi.
Emri i parë që pritet të largohet nga gjiganti katalunas është ai i sulmuesit brazilian Vitor Roque, për të cilin Barcelona shpenzoi 40 milionë euro në afatin kalimtar të janarit.
Që nga ardhja e tij nga Athletico Paranaense, Vitor Roque mezi ka luajtur 310 minuta në fushë me fanellën e Barçës.
Pavarësisht pritshmërive të krijuara nga nënshkrimi i tij, sulmuesi nuk ka arritur të zërë një vend në planet e Xavi.
Kjo situatë ka krijuar zhgënjim tek lojtari, i cili nuk e kupton pse klubi e shtyu ardhjen e tij nëse nuk kishte ndërmend t’i jepte mundësi.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Vitor Roque, i është ofruar Inzaghit dhe përfaqëson një alternativë karshi Albert Gudmundsson të Genoa.
Agjenti i lojtarit ka folur hapur për mundësinë e një transferimi dhe në këto orë i është ofruar Interit në formë huazimi.
Roque nuk është një emër i ri për zikaltrit, ai u ndoq për një kohë të gjatë gjatë turneut të menaxherëve në Amerikën e Jugut.