Giuntoli ka gati goditjen e parë pas fitimit të Kupës.
Juventusi e fitoi për herë të 15-të në histori Kupën e Italisë. “Zonja e Vjetër”, falë përvojës sa saj, mposhti 1-0 Atalantën në finalen e zhvilluar në “Olimpico”, duke e mbyllur sezonin me trofe.
Pas fitimit të Kupës, drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli është vënë në lëvizje për merkaton e verës duke piketuar përforcimin e parë.
Sipas mediave angleze, Juventus është përfshirë në garë për mbrojtësin e Tottenham, Emerson Royal.
Royal ditët e fundit është i lidhur me një transferim te Milani, por garës i është bashkuar edhe Juventus, me Biankonerët që kanë një avantazh kundrejt Rosonerëve falë marrëdhënieve të mira me Tottenham.
Braziliani në verë do të largohet nga Spurs, pasiqë ka rënë në plan të dytë dhe për kartonin e tij Juventus do të ofrojë 20 milionë euro.