Milan ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës.
Milani vazhdon të punojë për qendërsulmuesin e së ardhmes. Oliver Giroud, ka vendosur të largohet nga Milano në verë dhe drejtuesit janë hedhur në sulm për bomberin e ri.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, ka zbuluar se objektivi kryesorë i Milanit për sulmin është transferimi i Joshua Zirkzee nga Bolonja.
Fabrizio Romano në rrjetin social X, ka bërë të ditur se Zirkzee mbetet objektivi kryesorë edhe përkundër interesimit për Benjamin Seskos.
Zirkzee ka realizuar 12 gola dhe 7 asistime këtë sezon, ndërsa klauzola e tij është vetëm 40 milionë euro.
🎯 @FabrizioRomano: #ACMilan have €40m Zirkzee deal as ‘priority’ over RB Leipzig sensationhttps://t.co/L4MkvSwO2f #SempreMilan
— SempreMilan (@SempreMilanCom) May 20, 2024