Reagimi epik i Lilian Thuram kur Marcus po këndonte kore anti Juve (VIDEO)

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Lilian Thuram u përpoq të godiste me shuplakë djalin e tij Marcus, kur ai iu bashkua tifozëve dhe shokëve të skuadrës, duke brohoritur kundër Juventusit.

Kishte një moment qesharak dhe mjaft të pazakontë gjatë festimeve të titullit të Interit në San Siro mbrëmë, kur ish-ylli i Juventusit, Lilian Thuram u përpoq të godiste djalin e tij pasi e pa atë të bashkohej me shokët e tij për një brohoritje kundër Juventusit.

Lilian Thuram përpiqet të godasë djalin e tij Marcus pasi e pa atë të tallte Juventusin.

Ishte kënga ‘Chi non salta è juventino’ – që do të thotë ‘Kush nuk kërcen është Juventin’, por kur Lilian, pa të birin duke kërcyer, ai iu afrua dhe tentoi ta godiste me shaka.

Ish-mbrojtësi Thuram kishte një fanellë të Interit mbrëmë, por e veshi mbrapsht me ‘9’ të djalit të tij në gjoks.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here