Milan nis kontaktet për bomberin që ka shënuar 30 gola në 30 ndeshje.
Një takim mes drejtuesve të Milan-it dhe Stuttgartit është zhvilluar ditën e sotme në Casa Milan.
Objekti i bisedave ka qenë Serhou Guirassy, një sulmues nga Guineja, i cili ka shënuar 30 gola në 30 paraqitje këtë sezon.
Milani e ka ndjekur prej disa kohësh dhe tani ai është rikthyer në garë, sepse është zgjidhja me kosto më të ulët. Lojtari, në fakt, ka një klauzolë lirimi prej vetëm 17.5 milionë euro.
Thelbi, megjithatë, mund të jetë paga më e lartë që ai kërkon, rreth 5 milionë euro. Një shifër që nuk i tremb klubet e pasura të Premier League, ndërsa në Itali rrezikon të destabilizojë ekuilibrat e ekipit.
Duke parë statistikat, Guirassy ishte një nga sulmuesit më pjellor në Europë: falë 28 golave në Bundesliga, ai do të përfundojë i dyti në renditjen e Këpucës së Artë.
Emri i tij është ai që ndoshta ngroh më së paku zemrat e tifozëve të Milanit, por nga pikëpamja e klubit është ai më i përshtatshmi për arkat e kuqezinjve.
Zirkzee, në fakt, kushton 40 milionë, por skuadrat e Premier League – Arsenali mbi të gjitha – dhe Juventus kanë lëvizur për të. Konkurrencë e ashpër që rrezikon të rrisë çmimin e kartonit të lojtarit.
Alternativa e sulmuesit holandez, Sesko, është edhe më e shtrenjtë: slloveni ka përfunduar edhe në syrin e klubeve angleze, për të mos përmendur që Leipzig nuk e ka ndërmend ta shesë atë dhe do të ndryshonte mendje vetëm përballë një oferte jo më pak se 70 milionë euro.
Mes këtyre tre emrave duhet zgjidhet zëvendësuesi i Giroud: ka nisur gara për fanellën me numrin 9 të francezit…