E bujshme: Gasperini tek gjiganti italian pas triumfit në Europa League

Gasperini largohet nga Atalanta, por mbetet në Serie A.

Atalanta shkroi historinë, duke fituar trofeun e parë europian, pas triumfit me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Bayer Leverkusenit në finalen e Europa League në Dublin.

Gian Pierro Gasperini i dha leksion Xabi Alonsos duke e dominuar ndeshjen në çdo aspekt, ndërsa pas ndeshje foli edhe për të ardhmen e tij: “Le ta shijojmë suksesin e këtij sezoni, nuk e di se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm.”

Kjo deklaratë ka ndezur edhe më tepër spekulimet për largimin e tij nga Atalanta, ndërsa Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Gasperini ka përfunduar në shënjestrën e Milanit.

Rosonerët janë në kërkim të një trajneri të ri, pasi njoftuan largimin e Piolit dhe do të tentojnë afrimin e Gasperinit, në rast se ky i fundit ndërpret bashkëpunimin me Atalantën.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here