Oaktree ka gati goditjen e parë te Interi.
Pas stuhisë vjen qetësia… Ndryshimi i pronësisë së Interit tashmë mund të themi që është diçka e kaluar edhe pse do të duhen disa lëvizje burokratike për të zgjedhur drejtuesit e rinj dhe presidentin.
Mirëpo Marotta me Ausilion duhet të jenë të përqendruar në merkato dhe dy janë çështjet më të nxehta që duhen zgjidhur sa më shpejt: Rinovimi i Lautaro Martinezit dhe ajo e krahut të djathtë.
DI LORENZO– Denzel Dumfris nuk ka ndërmend që të rinovojë kontratën, pavarësisht se i është ofruar një mundësi deri në vitin 2027 me rrogë vjetore 4 milionë euro, por holandezi kërkon 3.
Kjo ka bërë që drejtuesit të mos kapen të papërgatitur për këtë çështje dhe të nisin kërkimet për një tjetër lojtar.
Më i pëlqyeri është Di Lorenco. Mbrojtësi i Napolit ka kërkuar largimin nga këta të fundit dhe zikaltrit mund të jenë skuadra ideale që ai të bëjë hapin e madh në karrierë.