Milani i madh po kthehet: Ja si do të rreshtohen Rosonerët nën drejtimin e Fonsecas

Pasi zyrtarizoi ndarjen me Stefano Piolin, Milani duket se ka zgjedhur pasardhësin e tij.

Në fund të një procesi të gjatë “casting”, klubi kuqezi do të fokusohet te Paulo Fonseca, ish-trajneri i Romës që drejtoi Lille sezonin 2023-2024.

Drejtuesit kuqezinj dhe portugezi pritet të nënshkruajnë shumë shpejt, pasi Fonseca tashmë ka refuzuar pankinën e Marseille. Po si do të luante Milani i Paulo Fonseca? Nga pikëpamja taktike, në realitet nuk duhet të ndryshojë shumë në krahasim me Milanin e fundit të Piolit.

Në fakt, formacioni i preferuar i Fonseca është 4-2-3-1, por portugezi preferon të vendosë dy anësorë me këmbë të kundërta. Në pritje të tregut të transferimeve, ku Milani mbi të gjitha do të duhet të gjejë trashëgimtarin e Giroud, është e mundur të hipotezohet përdorimi më i shtuar i Chukwueze, me Pulisic që do të vendosej në rolin e mesfushorit-sulmues.

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Thiaw, Theo Hernandez; Reijnders, Loftus-Cheek; Chukwueze, Pulisic, Leao; Joviç.

Siç u përmend, Milani me siguri do të jetë shumë aktiv në merkaton e verës. Objektivi numër një është blerja e një “9” për të zëvendësuar Giroud. Favoriti në këtë kuptim për momentin është Joshua Zirkzee, i cili mund të çlirohet nga Bologna duke paguar klauzolën 40 milionë euro.

Shtesa të reja janë të mundshme edhe në mbrojtje e mesfushë. Shumë, natyrisht, do të varet edhe nga shitjet (largimet) e mundshme. Në këtë kuptim duhen monitoruar në mënyrë të veçantë pozicionet e Mike Maignan dhe Theo Hernandez, por edhe ajo e Rafa Leaos, që duket se ka ofertë stratosferike nga Al-Hilal.

Nënshkrimi i Fonseca me Milanin do të vijë pas turneut në Australi. Portugezi pritet të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2026, me opsion edhe për sezonin vijues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here