Zbulohet dhurata e parë e drejtuesve të Milanit për Fonsecan

Cardinale ka gati dhuratën e parë për Fonsecan.

Pasi zyrtarizoi ndarjen me Stefano Piolin, Milani duket se ka zgjedhur pasardhësin e tij.

Në fund të një procesi të gjatë “casting”, klubi kuqezi do të fokusohet te Paulo Fonseca, ish-trajneri i Romës që drejtoi Lille sezonin 2023-2024.

Drejtuesit kuqezinj dhe portugezi pritet të nënshkruajnë shumë shpejt, pasi Fonseca tashmë ka refuzuar pankinën e Marseille.

Gazzetta dello Sport, ka zbuluar dhuratën e parë të drejtuesve të Milanit për Fonsecan.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Bolonjës, Joshua Zirkzee, i cili është në shënjestrën e disa gjigantëve italian.

Klauzola e Zirkzee është 40 milionë euro dhe Rosonerët janë të gatshëm ta paguajnë atë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here