Milan ka gati goditjen e parë për merkaton e verës.
Pasi zyrtarizoi ndarjen me Stefano Piolin, Milani duket se ka zgjedhur pasardhësin e tij.
Në fund të një procesi të gjatë “casting”, klubi kuqezi do të fokusohet te Paulo Fonseca, ish-trajneri i Romës që drejtoi Lille sezonin 2023-2024.
Drejtuesit kuqezinj dhe portugezi pritet të nënshkruajnë shumë shpejt, pasi Fonseca tashmë ka refuzuar pankinën e Marseille.
Gazzetta dello Sport, ka zbuluar dhuratën e parë të drejtuesve të Milanit për Fonsecan.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Tottenham, Emerson Royal, agjenti i të cilit zhvilloi një takim me drejtuesit e Rosonerëve në Casa Milan.
Te Milan nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Calabrias dhe kanë vendosur që këtë verë të investojnë në transferimin e një mbrojtësi të djathtë.