Milani i madh po kthehet, zbulohen katër super përforcimet e Fonsecas

Katër përforcime për ta kthyer Milanin në majat e futbollit italian.

Pasi zyrtarizoi ndarjen me Stefano Piolin, Milani duket se ka zgjedhur pasardhësin e tij.

Në fund të një procesi të gjatë “casting”, klubi kuqezi do të fokusohet te Paulo Fonseca, ish-trajneri i Romës që drejtoi Lille sezonin 2023-2024.

Drejtuesit kuqezinj dhe portugezi pritet të nënshkruajnë shumë shpejt, pasi Fonseca tashmë ka refuzuar pankinën e Marseille.

Tuttosport, ka zbuluar katër përforcime që i ka kërkuar Fonseca për ta rikthyer Milanin në majat e futbollit italian.

Fonseca ka kërkuar afrimin e një qendërsulmuesi, një qendërmbrojtësi, një mbrojtësi për krahun e djathtë dhe një mesfushor defanziv.

Për secilin rol po merren parasysh disa emra. Benjamin Sesko, Jonathan David, Joshua Zirkzee dhe Serhou Guirassy të gjithë janë pjesë e idesë për një Nr.9 të ri. Buongiorno, Tiago Santos, Youssouf Fofana dhe Sofyan Amrabat janë objektiva për rolet e tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here