Oferta prej 80 milionë eurove ka arritur, Maignan largohet nga Milani.
Milan dhe Mike Maignan duket se do t’i ndajnë rrugët në verë, pasiqë bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur.
Kontrata aktuale e Maignan skadon në vitin 2026, ndërsa Rosonerët i kanë ofruar francezit kontratë të re me pagë prej 5 milionë eurove në sezon deri në vitin 2028.
Por Maignan ka kërkuar pagë prej më së paku 8 milionë eurove në sezon, kërkesë kjo e cila nuk përputhet me politikën e pagave të Milanit.
E përditshmja angleze The Sun, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Manchester City synon transferimin e Maignan në merkaton e verës dhe Citizens janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro për kartonin e francezit.
Milan e bleu Maignan për 15 milionë euro në vitin 2021 nga Lille dhe Rosonerët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Cityt.