Armando Broja në Serie A.
Ato nuk janë alternativa, por ide të konsoliduara tashmë për formacionin startues kuqezi. Armando Broja dhe Joshua Zirkzee mund të përbëjnë sulmin e Milanit sezonin e ardhshëm.
Dy të lindurit në vitin 2001 kanë përfunduar në radarët e klubit kuqezi, që dëshiron t’i bëjë ata trashëgimtarë të Olivier Giroud, siç nënvizohet sot nga “Gazzetta dello Sport”.
Geoffrey Moncada ishte dje në Londër për “të peshuar” mundësitë e një negociate për shqiptarin, i angazhuar me kombëtaren në funksion të Kampionatit Europian.
Milani është ndër klubet që besojnë tek ai, pavarësisht se vitet e fundit janë më pak se pozitive për shkak të një dëmtimi të rëndë dhe mungesës së vazhdimësisë.