Derbi i parë i kësaj merkatoje i takon Milanit.
Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.
Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një mbrojtësi, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos në merkaton e ardhshme verore.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan është përfshirë në garë për mbrojtësin e Fiorentinës, Michael Kayode.
Kayode ka realizuar 1 gol dhe 4 asistime në 37 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, ndërsa kartoni i tij vlerësohet 15-20 milionë euro.
Interesim për të ka shfaqur edhe Interi, por Rosonerët synojnë ta rrëmbejnë Kayode para zikaltërve.