Lajm bombastik nga Italia, Milan rrëmben yllin e rivalëve.
Milan ka nisur të programojë sezonin e ardhshëm. Në pritje për të siguruar një mbrojtës dhe një sulmues, Milan-i po ndjek me vëmendje edhe merkaton e mesfushorëve.
Ditët e fundit mediat italiane kanë raportuar se te Milan po punojnë për transferimin e Adrien Rabiot nga Juventusi.
Corriere dello Sport, ka lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se drejtori i Milanit, Geoffrey Moncada, ka zhvilluar një takim me nënën e Rabiot, e cila është njëkohësisht edhe agjentja e tij.
Kontrata e Rabiot me Juventusin skadon në më pak se tre javë dhe Rosonerët synojnë afrimin e tij me parametra zero.