E bujshme: Marco Reus te gjiganti italian me parametra zero

Marco Reus në Serie A.

U bashkua si vogëlush me verdhezinjtë dhe po largohet pas 22 vitesh nga klubi që dashuronte.

Marco Reus dhe Borussia Dortmund kanë vendosur mos e zgjasin më kontratën që skadon këtë muaj.

Lojtari i Dortmundit ka veshur fanellën verdhezi për 12 vjet që nga rikthimi i tij në 2012, besnikëri që rrallë shihet në futbollin e sotëm profesionist.

34-vjeçari, i cili luajti për BVB në rininë e tij, kaloi gjithsej më shumë se 21 vjet me klubin që donte. Në fund të karrierës së tij mbresëlënëse, Reus tani po kërkon një aventurë të re.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Marco Reus ka përfunduar në shënjestrën e Interit.

Zikaltërit janë në kërkim të një sulmuesi dhe Reus është emri i fundit që ka përfunduar në listën e Marottas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here