Dhurata e parë për Fonsecan, Milan kryen goditjen e parë për merkaton e verës.
Milani zyrtarizoi trajnerin e ri. Pasuesi i Stefano Piolit në pankinën kuqezi do të jetë Paulo Fonseca.
51-vjeçari portugez i lindur në Mozambik, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin e famshëm italiane.
Kjo do të jetë aventura e dytë në Serie A për Fonsecan, i cili drejtoi Romën në vitet 2019-2021.
Sipas Calciomercato, Milan ka siguruar goditjen e parë për merkaton e verës, duke arritur marrëveshje me Aston Villa-n për transferimin e Matty Cash. Për mbrojtësin polak, Rosonerët do të paguajnë 30 milionë euro.