Mjeshtri i afrimeve falas, Marotta siguron përforcimin e rradhës me kosto zero

Marotta ka gati super goditjen e rradhës.

I freskët nga emërimi si president i Interit, Giuseppe Marotta ka mbajtur njëkohësisht edhe detyrën e Administratorit të deleguar për çështjet sportive, teksa bashkë me Ausilion vijojnë punën për përforcimin e skuadrës.

Natyrisht nuk është e lehtë të përforcosh një skuadër që ka bërë një sezon shumë të mirë dhe ka fituar titullin kampion, megjithatë vend për ndërhyrje ka në një sezon ku angazhimet pritet të jenë të shumta.

Mehdi Taremi dhe Piotr Zielinski do të jenë dy fytyrat e reja të zikaltërve për sezonin e ri, për të kompletuar edhe më shumë organikën e Inzaghit, teksa tashëm vëmendja e Marottas është edhe merkatoja e vitit 2025.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Marotta ka siguruar përforcimin e parë për verën e vitit 2025 me parametra zero.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Manchester United, Victor Lindelof, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme.

Për mbrojtësin suedez sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit në Old Trafford, pasiqë sipas Calciomercato, Marotta ka arritur marrëveshje verbale me 29-vjeçarin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here