Lajm bombastik, Hakan Calhanoglu largohet nga Interi.
Hakan Calhanoglu mund të rikthehet në Gjermani. Kështu raporton e përditshmja gjermane “BILD”, që zbulon se mesfushori turk i Interit është shndërruar në një objektiv të rëndësishëm për Bayernin e Mynihut.
Ka qenë trajneri i ri i bavarezëve, Vincent Kompany, ai që ka sugjeruar emrin e turkut ne drejtuesit e klubit, duke e parë atë si futbollistin e duhur për ta vendosur para mbrojtjes për sezonin e ri.
Aktualisht bavarezët po punojnë për të transferuar portugezin Palhinha nga Fulham, por rezistenca e londinezëve i ka lodhur jo pak gjermanët, që janë gati të ndërrojnë pistë dhe të punojnë për të marrë Calhanoglu.
Turku është një nga pikat më të forta të formacionit të Interit, por zikaltrit mundtë pranojnë shitjen e tij kundrejt një oferte prej 40-45 milionë eurosh, shifër kjo lehtësisht e përballueshme nga bavarezët.
Raportet e dy klubeve janë mjaft të mira, teksa një tjetër avantazh i Calhanoglu është që e njeh mirë kampionatin gjerman, pasi është rritur në Gjermani dhe ka spikatur te kampionët aktualë të Bundesligës, Bayer Leverkusen.