Vitor Roque transferohet në Serie A.
Transferimi i Vitor Roques erdhi si një lajm i mirë për Barcelonën, por do të kujtohet për arsye të gabuara për shumë vite.
I nënshkruar këtë verë dhe me marrëveshjen e cila u përshpejtua gjatë janarit, vetëm që Xavi Hernandez ta lë atë në bankën rezervë për pjesën më të madhe të sezonit.
Pas vetëm katër muajsh, agjenti i tij po kërkonte minuta ose transferim diku tjetër, por Roque shërben si një shembull i mosfunksionimit në planifikimin e transferimeve tek Barcelona.
19-vjeçari është i etur që të impresionojë trajnerin Hansi Flick dhe ishte rikthyer më herët gjatë parasezonit për të mbajtur seanca stërvitore individuale dhe për ta përmirësuar fizikun e tij.
Megjithatë Barcelona është ende e etur që ta largojë atë në formë huazimi për të ndihmuar në zhvillimin e tij dhe madje do të konsideronin shitjen e tij në rast të ndonjë ofertë të mirë.
Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, Fiorentina e ka kontaktuar Barcelonën për transferimin e brazilianit, duke kërkuar informacion rreth kushteve të marrëveshjes.
Se si do të veprojë Barcelona me Roquen mbetet krejtësisht e panjohur. Natyrisht, nuk ka ndonjë dyshim sa i përket aftësive dhe kualitetit të lojtarit, por ai ka dështuar që të përshtatet me ambientin blaugranas