Nuk mbaron me Tonalin, Newcastle transferon yllin e Milanit për €50m

Newcastle përsëri për shopping në Milano.

Verën e shkuar transferimi i Sandro Tonalit nga Milani te Newcastle për 70 milionë euro bëri bujë të madhe në mediat sportive.

Duket se historia do të përsëritet edhe këtë verë, pasiqë klubi anglez synon tia rrëmbejë Milanit edhe një tjetër yll.

Sipas raportimeve të fundit, Newcastle është e interesuar për transferimin e Fikayo Tomorit.

Rosonerët janë të hapur ta shesin qendërmbrojtësin anglez për jo më pak se 50 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për Newcastle.

Në rast se Tomori largohet, Milan do të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e Alessandro Bungiornos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here