Dhurata e parë për Fonsecan, Milan transferon yllin e ri për €25m

Prioriteti i Milanit, sipas Calciomercato.it, mbetet Joshua Zirkzee, por ditët e fundit drejtuesit e kuqezinjve po punojnë edhe në frontin e mesfushës.

Emri në krye të listës së Furlanit dhe Moncada është ai i francezit Youssouf Fofana. Mesfushori i talentuar në pronësi të Monaco është identifikuar si objektivi i parë për të forcuar mesfushën.

Lojtari, i ndjekur edhe nga Juventusi, ka komunikuar tashmë qëllimin e tij për t’u larguar nga Principata pas Euro 2024.

Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2025, në fund të sezonit të ardhshëm dhe kështu vlerësimi i lojtarit nuk i kalon 25 milionë euro.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, klubi kuqezi po përgatit sulmin vendimtar për Fofana-n. Juve ka kthyer sytë nga Khephren Thuram, një dritë jeshile tjetër për kuqezinjtë për të rrëmbyer yllin e Monaco.

Fofana ka kërcyer në krye të listës së dëshirave të Milan-it për mesfushën dhe sulmi tashmë mund të arrijë në ditët në vijim.

Për ta marrë menjëherë nga Monaco do të nevojiten rreth 25 milionë euro, por sipas të gjitha gjasave do të duhet të presim fundin e Europianit të Francës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here