Gjigani italian pa frena në merkato, arrin marrëveshje për transferimin e Thuram

Khephren Thuram në Serie A.

Mesfushori i Nice, Khephren Thuram është njëri nga lojtarët më të përfolur saherë që afrohet merkato.

Thuram është në vitin e fundit të kontratës me Nice dhe disa gjigantë europian kanë shfaqur interesim për të.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus ka arritur marrëveshje me Nice për transferimin e Thuram.

Thuram do të firmos kontratë pesë vjeçare me Juventusin, ndërsa për kartonin e tij Biankonerët do të paguajnë rreth 20 milionë euro.

Mesfushori francez do të jetë përforcimi i dytë i Thiago Mottas si trajner i Juves, pas afrimit të Douglas Luiz.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here