Ndizet derbi në merkato, Milan dhe Inter në garë për yllin e Premier League

Derbi milanez në merkato.

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.

Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një mbrojtësi, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos në merkaton e kësaj vere.

Interi dhe Milani janë të interesuar për Pierre Hojbjerg, i cili do të largohet gjatë merkatos verore nga Tottenhami. Edhe pse ka edhe një vit kontratë me Spurs.

28-vjeçari është pjesë e londinezëve prej gushtit të vitit 2020, teksa më parë ka luajtur edhe me klube si Bayern Munich, Schalke 04, Augsburg dhe Southampton.

Drejtuesit e Tottenhamit kërkojnë rreth 15 mln euro për ta lënë të lirë. Dy klubet e njohura italiane duan shërbimet e “luftëtarit” nordik, i cili pëlqehet shumë edhe nga Atletico Madrid e Diego Simeones.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here