Rosonerët pa frena në merkato.
Merkato e verës po merr jetë. Edhe Milani i Paulo Fonsecas është në lëvizje, duke u përgatitur për sezonin e ri.
Rosonerët janë vënë në lëvizje për transferimin e Rabiot me parametra zero, por duket se francezi nuk do të jetë përforcimi i vetëm në repartin e mesfushës.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Milan synon transferimin e mesfushorit spanjoll, Mikel Merino.
Merino ishte heroi i Spanjës mbrëmë duke shënuar ndaj Gjermanisë, ndërsa vlera e tij në treg është 50 milionë euro.
Kontrata me Real Sociedad i skadon verën e ardhshme dhe Milan mund ta transferojë spanjollin për një shifër rreth 30 milionë eurove. Këto para Rosonerët pritet ti arkëtojnë nga shitja e Bennacer.