Arrihet akordi, Milan siguron super përforcimin e parë për sezonin e ri

Milan përmbush dëshirën e madhe të Fonsecas.

Milan ka nisur të programojë sezonin e ardhshëm. Në pritje për të siguruar një mesfushor dhe një sulmues, Milan-i po ndjek me vëmendje edhe merkaton e mbrojtësve.

Sipas raportimeve të fundit, Milan është vetëm një hap larg Emerson Royal. Një emër që kuqezinjtë e vëzhgojnë prej kohësh teksa trattiva u nxit edhe më shumë nga dëshira e trajnerit të ri, Paulo Fonseca.

Portugezi e kërkonte anësorin e Tottenham me çdo kusht dhe tashmë drejtuesit janë shumë pranë përmbushjes së dëshirës së trajnerit.

Pritet që nga ky operacion, Tottenham të arkëtojë nga 18-20 milionë euro, ndërsa Milan është i gatshëm të paguajë edhe disa bonuse të lidhura me paraqitjet e lojtarit.

Vetë Emerson e kishte arritur më parë akordin me “Djallin” duke pranuar një kontratë pesëvjeçare me tre milionë euro në sezon, teksa mbrojtësi refuzoi edhe Villareal me dëshirën e vetme për të zbarkuar në Itali.

Dëshira e drejtuesve të Milan është që ta kenë lojtarin në grumbullimin që do të nisë të hënën, megjithatë Tottenham kërkon të respektojë të gjitha procedurat e të mos nxitohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here