Arrihet akordi, Milan transferon bomberin e ri.
Merkato e verës po merr jetë. Edhe Milani i Paulo Fonsecas është në lëvizje, duke u përgatitur për sezonin e ri.
Pas përpjekjeve për transferimin e Joshua Zirkzee, Rosonerët kanë kthyer vëmendjen kah sulmuesi spanjoll Alvaro Morata.
Sky Sport Italia, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan ka arritur marrëveshje tashmë me Moratan.
Morata i ka thënë po propozimit të Milanit për një kontratë tre vjeçare me pagë prej 6 milionë eurove në sezon.
Klauzola e Moratas është 13 milionë euro, shifër aspak problematike për Rosonerët.