Niclas Fullkrug transferohet në Serie A.
Sulmuesi gjerman, Niclas Fullkrug shkëlqeu me Borussia Dormtmund në sezonin e fundit në Bundesligë duke shënuar 16 gola (si dhe 10 asiste) dhe duke arritur në finalen e Champions League.
Fullkrug realizoi edhe dy gola në “Euro 2024” me fanellën e Gjermanisë, të eliminuar në çerekfinale nga Spanja.
Sipas Sky Sport, ideja e re për sulmin e Milanit mban emrin e qendërsulmuesit të Borussia Dortmundit.
Menaxhmenti i kuqezinjve, përditëson “Sky Sport” në lidhje me lëvizjet e pritshme në sulm, do të dëshironte t’i jepte Paulo Fonseca dy sulmues: Alvaro Morata (të cilit iu ofrua kontratë 4-vjeçare, me pagë 5.5 milionë euro në sezon) mbetet gjithmonë objektivi primar.
Milani vlerësoi edhe profilin e Tammy Abraham (kërkesë e Fonseca), por palët nuk kanë arritur asnjë marrëveshje me Romën, sidomos për shkak të çështjes që ka të bëjë me homologët teknikë, Jovic, që nuk i bind verdhekuqtë.
Nga e hëna, gjermani Fullkrug, për të cilin Milani po mendon dhe ka nisur kontaktet fillestare, mund të bëhet një pistë gjithnjë e më e nxehtë.