Milan nuk ka të ndalur, Rosonerët ia rrëmbejnë Juventusit objektivin e merkatos

Furlani djeg Giuntolin, Milan ia rrëmben Juves objektivin e merkatos.

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Juventusit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.

Si Milanit ashtu dhe Juventusi janë në kërkim të një mbrojtësi, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy gjigantët italian në këtë merkato verore.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan është përfshirë në garë për qendërmbrojtësin e Nice, Jean-Clair Todibo.

Todibo është i lidhur me një transferim te Juventusi, por Biankonerët janë në pritje që të shesin disa lojtarë për ta realizuar këtë operacion.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani, me Rosonerët që janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro për kartonin e francezit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here