Juventus “tërbon” Interin, “Zonja e Vjetër” arrin akordin me objektivin e zikaltërve

Juventus tërbon Interin, “Zonja e Vjetër” arrin akordin me objektivin e kampionëve të Italisë.

Jemi mësuar që derbi mes Juventusit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.

Juan Cabal do të jetë lojtari më i ri i Juventus. “Zonja e Vjetër” ka ndërhyrë në orët e fundit duke trazuar ujërat, pasi mbrojtësi ishte pranë transferimit te Inter, aq sa transferimi i tij në Milano po priste vetëm zyrtarizimin.

Por, oferta e fundit e bërë nga Juventus ka ndryshuar kursin, me “bardhezinjtë” që kanë marrë dritën jeshile pas propozimit të bërë: 10 milionë euro plus 2 milionë të tjera në formë bonusi për Veronën, me 20% të kartonin në rast rishitjeje të garantuara te Atletico Nacional, klubi ku u formua Cabal.

Lojtari tashmë do të udhëtojë drejt Torinos, me vizitat mjekësore që janë planifikuar për ditën e enjte dhe më pas do të vij edhe zyrtarizimi i mbrojtësit te Juventus.

Lojtari ishte një dëshirë e trajnerit Thiago Motta, me Cabal që u transferua te Hellas Verona për rreth 3.5 milionë euro në gushtin e vitit 2022 dhe sezonin e fundit ishte një titullar i padiskutueshëm dhe tani 23-vjeçari do të bëjë hapin e madh në karrierë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here