Jo vetëm Cabal, Juventus ia rrëmben Interit edhe një tjetër objektiv në merkato

Giuntoli gjunjëzon Marottan.

Jemi mësuar që derbi mes Juventusit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.

Derbi i parë në merkato i takoi Juventusit, me Biankonerët që ia rrëmbyen Interit Juan Cabal.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se nuk mbaron me kaq, pasiqë Juventus ka nisur të punojë për afrimin e Albert Gudmundsson nga Genoa.

Gudmundsson pëlqehet shumë nga Interi, por drejtuesit e Juventusit janë të gatshëm që ta paguajnë menjëherë kartonin e islandezit prej 30 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here