Marotta ka gati goditjen e madhe.
Interi raportohet se tashmë ka nisur të planifikojë strategjinë e transferimeve për verën e vitit të ardhshëm, duke përfshirë një lëvizje për mbrojtësin e Aston Villës, Pau Torres.
‘Nerazzurrët’ gjithmonë e kanë bërë paraprakisht planifikimin e tyre të ekipit dhe kjo po del të jetë e suksesshme nën udhëheqjen e Beppe Marottas, i cili fillimisht ishte shef ndërsa tani është bërë president pas ardhjes së pronarëve të rinj Oaktree.
Është më se evidente fakti që Interi ka grumbulluar disa lojtarë pa kontrata gjatë viteve të fundit, duke përfshirë Hakan Calhanoglu, Henrikh Mkhitaryan, Marcus Thuram, Medhi Taremi dhe Piotr Zielinski.
Siç raporton Calciomercato, Marotta tashmë ka filluar të përgatisë terrenin për zgjedhjen e tij të parët të verës së 2025 për të përforcuar një mbrojtje të ‘moshuar’. Objektivi i tij thuhet se është 27-vjeçari Pau Torres, të cilin Aston Villa e bleu nga Villarreali vitin e kaluar për 33 milionë euro.
Nuk do të jetë një transferim i lirë, pasi çmimi i tij mund të ngritet deri në 50 milionë euro sipas raportimeve, por Interi po shpreson ta fillojë punën qysh tani dhe të përfshijë një lojtar për ta ulur çmimin e tij.
Torres ka 24 paraqitje për kombëtaren e Spanjës dhe luan me këmbën e majtë, një nga rolet më të rëndësishme që ‘Nerazzurrët’ po synojnë ta mbushin.