Shkëmbim spektakolar: Chiesa bëhet Neroaxur, ndërsa ylli i Interit te Juve

Bomba e merkatos së verës, Inter dhe Juventus shkëmbejnë yjet e tyre.

Dy gola në dy ndeshjet e fundit të kampionatit (ndaj Bologna dhe Monza) nën drejtimin e Monteros ishin një trampolinë e bukur për Federico Chiesa.

Me ardhjen e Thiago Mottas në stol, e ardhmja e Chiesas është e paqartë, pasiqë 41-vjeçari preferon lojtarë të tjerë.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar Chiesa mund të transferohet tek Interi falë një shkëmbimi spektakolar.

Sipas Calciomercato, Biankonerët janë të gatshëm tia ofrojnë Interit kartonin e Chiesas dhe para në këmbim të Davide Frattesit.

Frattesi nuk e ka të garantuar vendin e titullarit në sezonin e ri dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit nga Interi këtë verë.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi duke e tunduar Interin me kartonin e Chiesas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here