Arrihet marrëveshja, Juventus transferon yllin 60 milionësh

Juventus pa frena në merkato.

Drejtori Sportiv Christian Giuntoli paralajmëroi nga një blerje për repart dhe klubi i Juventusit po punon për të plotësuar organikën në dispozicion të trajnerit Thiago Motta, teksa për momentin po synohet përforcimi në krahët e sulmit.

Galeno i Portos mbetet objektivi i parë i bardhezinjve, të cilët kanë arritur marrëveshjen me futbollistin dhe tashmë po negociojnë me klubin portugez. Klauzola për prishjen e kontratës është 60 milionë euro, por Porto duhet të pranojë uljen, pasi Juventusi nuk shkon dot përtej 35-40 milionë eurove për Galenon.

Alternativa të tij janë edhe gjermani Karim Adeyemi, por edhe portugezi tjetër Francesco Conceicao, i cili gjatë Euro 2024-ës spikati me cilësitë e tij teknike dhe është gati të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë.

Ndërkohë në sulm ka lëvizje edhe në dalje, pasi Soule është me valixhet gati dhe pritet të transferohet te Roma ose Leicester, dy klube që po rivalizojnë fort me njëra-tjetrën, ndërsa në dyshim të fortë është edhe Federico Chiesa, i cili ka refuzuar të rinovojë kontratën.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here