Oaktree jep dritën jeshile, Inter transferon yllin e Liverpoolit

Inter ka gati super përforcimin e rradhës.

Inter e ka nisur furishëm merkaton e verës duke siguruar tashmë tre përforcime për sezonin e ri.

Zikaltërit kanë siguruar afrimin e Piotr Zielinskit, Mehdi Taremit dhe Josep Martinez.

Por Inter nuk do të ndalet me kaq, pasiqë sipas raportimeve të fundit kanë gati edhe përforcimin e rradhës.

Sipas Calciomercato, Marotta është vënë në lëvizje për transferimin e qendërmbrojtësit të Liverpoolit, Jarell Quansah.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro dhe Oaktree ka dhënë dritën jeshile për transferimin e anglezit në Milano.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here