Inter ia rrëmben yllin Juventusit.
Federico Chiesa larg nga Juventusi. Sulmuesi italian, kontrata e të cilit skadon në vitin 2025 dhe negociatat për rinovimin e kontratës tani kanë ngecur dhe nuk do te vazhdojne, nuk është pjesë e planeve bardhezi (e konfirmoi trajneri Motta) dhe drejtori sportiv Cristiano Giuntoli po punon për shitjen e tij.
“Ka arsye merkatoje pas përjashtimit të tij: si për të ashtu edhe për të tjerët që mbetën në Torino, me përjashtim të Fabio Mirettit i cili është i dëmtuar për momentin. Ne ishim të qartë, folëm me secilin prej tyre. Kemi lojtarë të fortë dhe të mirë.
Të cilët janë mësuar të luajnë vazhdimisht. Klubi po përpiqet të gjejë zgjidhje për ta dhe ata duhet të kërkojnë zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur për të mirën e tyre, të skuadrës dhe të të gjithëve”, shpjegoi Thiago Motta mbrëmë duke e zyrtarizuar lamtumirën e afërt të sulmuesit.
Ofertat konkrete nuk kanë mbërritur ende në Torino, edhe pse agjenti i tij Ramadani po ben sondazhe ne merkaton angleze. Sipas La Repubblica, mund të bëhet një ide konkrete për Interin: në rast se zikalterit arrijne të zhbllokojë largimet e Satriano dhe Correa, në fakt, mund të ketë vend për një tentativë sulmi.
Ideja e Interit është që të transferohet për të verën e ardhshme në rast se ai qendron te Juventusi edeh pa kontrate por siç u përmend, nëse disa lojtarë të tepërt do të largoheshin nga sulmi. Ausilio dhe Marotta mund të pergatisin terrenin.