Fonseca ndryshon Milanin: Ja si do të rreshtohen Rosonerët në sezonin e ri

Nga Stefano Pioli te Paulo Fonseca, Milani po ndryshon vërtet “lëkurë” dhe diferencat tashmë janë parë në paraqitjet e para miqësore në turneun amerikan.

Krahasuar me të kaluarën, trajneri i ri fokusohet shumë te zotërimi i topit, jo vetëm si një armë sulmuese, por edhe për të kontrolluar të dyja fazat e lojës.

Megjithatë, vlen të theksohet veçanërisht se si Fonseca po përdor disa lojtarë si Pulisic, Chukwueze, Loftus-Cheek, por jo vetëm. Diçka mund të ndryshojë edhe për Tomorin.

MË SHUMË POSEDIM TOPI
Para se të flasim për individët, duhet të bëjmë një parashtrim mbi idenë e përgjithshme të Fonseca, të shfaqur tashmë në ndeshjet miqësore. Loja fillon nga portieri, duke u përpjekur të shmangin sa më shumë pasimet e gjata. Një aspekt që e karakterizoi Milanin e fundit të Piolit.

Fonseca do të përdorë posedimin e topit për të kontrolluar ritmin, do të driblojë më shumë, do të përpiqet ta mbajë ekipin kompakt, duke kufizuar vështirësitë në mbrojtje, të para sezonin e kaluar.

“TREKUARTISTI” PULISIC
Ndryshimi mund të jetë i rëndësishëm në pozicionimin e Pulisic. Amerikani do të thirret të jetë edhe më shumë në qendër të lojës kuqezi. Jo më një anësor në të djathtë, por mesfushor-sulmues, i lirë të ndryshojë. Kështu, ish-lojtari i Chelsea do të bëhet një 10-sh i vërtetë me funksione ndërlidhëse mes mesfushës dhe sulmit.

ROL I RI PËR LOFTUS CHEEK
Lëvizja e Pulisic në mes do të “detyronte” Loftus Cheek të kthehej prapa. Me Piolin, anglezi ishte përdorur si mesfushor-sulmues i futur. Nga ana tjetër, Fonseca e sheh më shumë në mesin e fushës, në mesfushën me dy lojtarë.

MË SHUMË HAPËSIRË PËR CHUKWUEZE
Personi që pagoi më shumë për zgjedhjet e Piolit sezonin e kaluar ishte Chukwueze. Në fakt, në atë anë ishte Pulisic, një titullar i palëvizshëm. Për ish-lojtarin e Villarrealit tani pritet një jetë e re te kuqezinjtë. Dhe ai i nisi fuqishëm miqësoret. Fonseca po e aktivizon djathtas.

TOMORI NDRYSHON POZICION
Së fundi, në mbrojtje, ardhja e Pavlovic do të ndryshojë pozicionin e Tomori. Qendërmbrojtësi i kuqezinjve deri më tani, pavarësisht se është me këmbë të djathtë, ka luajtur gjithmonë në qendër të majtë. Me Pavlovic në formacion, Tomori është i destinuar të rreshtohet në të djathtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here