Mjeshtri i afrimeve falas, Marotta ka gati super goditjen e rradhës.
Inter e ka nisur furishëm merkaton e verës duke siguruar tashmë tre përforcime për sezonin e ri.
Zikaltërit kanë siguruar afrimin e Piotr Zielinskit, Mehdi Taremit dhe Josep Martinez.
Por Inter nuk do të ndalet me kaq, pasiqë sipas raportimeve të fundit kanë gati edhe përforcimin e rradhës.
Në orët e fundit ka dalë edhe një emër i ri. Sipas Calciomercato, Beppe Marotta po punon për transferimin e Anthony Martial.
Martial është futbollist i lirë pas aventurës me Manchester United dhe Marotta synon ta sjellë anglezin te Interi me parametra zero.