Dy dhurata për Mottan, Giuntoli ka gati goditjen 90 milionëshe

Giuntoli ka gati edhe dy dhurata për Mottan.

Ditë shumë e nxehtë te Juventusi, me shumë tema transferimi dhe jo merkato në axhendë. Nëse dje, sa i përket skuadrës së Thiago Motta-s ishte momenti i prezantimit të Juan Cabal, nga pikëpamja e tregut ka pasur lajme shumë të rëndësishme në orët e fundit.

Emri i parë mbetet ai i Teun Koopmeiners. Pranimi i Gasperinit, i cili shpjegoi se holandezi dëshiron vetëm Juventusin, në fakt e ka përshpejtuar procesin.

Lojtari prej disa kohësh ka një marrëveshje me bardhezinjtë dhe në orët në vijim palët do të përshpejtojnë negociatat, duke nisur nga një propozim prej 50 milionë euro, plus bonuse, duke kapur kështu vlerën e 60 milionë eurove.

Dhurata tjerër në merkato ka emrin e Nico Gonzalez. Argjentinasi është i zgjedhuri për të forcuar sulmin, me Juventusin që do t’i vendosë “në pjatë” propozimin prej 30 milionë euro Fiorentinës, duke marrë parasysh edhe bonuset e ndryshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here