Juventus ka gati goditjen e rradhës në merkato.
Juventus e ka nisur furishëm merkaton e verës duke siguruar tashmë tre përforcime për sezonin e ri.
Biankonerët kanë siguruar afrimin e Douglas Luiz, Michele Di Gregorios dhe Khephren Thuram.
Por Zonja e Vjetër nuk do të ndalet me kaq, pasiqë sipas raportimeve të fundit kanë gati goditjen e rradhës në merkato.
Gazetari i njohur italian Daniele Longo, raporton se Juventus ka nisur bisedimet me Arsenalin për transferimin e mbrojtësit polak, Jakub Kiwior.
Biankonerët kanë kthyer vëmendjen kah Kiwior, pas dështimit për të transferuar Todibon, i cili iu bashkua West Ham.
Kiwior nuk bën pjesë në planet e Topçinjëve dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.