E bujshme: Jonathan David tek gjiganti italian me parametra zero

Lajm i bujshëm nga Italia, Jonathan David transferohet në Serie A.

Sulmuesi kanadez, Jonathan David është njëri nga lojtarët më të përfolur në mediat sportive, falë paraqitjeve mbreslënëse me Lille.

David ka realizuar 26 gola dhe 9 asistime në 47 ndeshje të luajtura sezonin e shkuar, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2025.

Kanadezi do të qëndrojë te Lille deri në përfundimin e kontratës dhe verën e ardhshme gjiganti italian synon afrimin e tij me parametra zero.

Sipas Calciomercato, David është objektivi kryesorë i Interit për verën e ardhshme.

Giuseppe Marotta i pëlqen transferimet falas. Nja dy herë në vit ai përpiqet të peshkojë nga ata që kanë mbetur lojtar të lirë. Këtë vit Taremi dhe Zielinski, vitin e kaluar Thuram, dy vjet më parë Onana, ndërsa për vitin e ardhshëm e ka piketuar David.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here