Barcelona dëshiron Rafael Leao.
Sulmuesi portugez i Milanit u bë objektiv merkatoje për Blaugranët pasi negociatat me Nico Williams dështuan.
Gjithsesi, duke pasur parasysh vështirësitë ekonomike të klubit Blaugrana, ende i angazhuar për të ulur barrën e pagave të larta (i fundit në radhë, Gundogan), operacioni është larg realizimit.
Milani është i qetë falë kontratës me Leao, që sapo ka rinovuar deri në vitin 2028 dhe klauzolës së vendosur rreth 90-100 milionë euro.
Katalanasit duan një goditje të madhe në merkato për t’iu kundërpërgjigjur Real Madridit (mori Mbappe) dhe portugezi është profili i përzgjedhur.
“Mundo Deportivo” e raporton këtë, duke shpjeguar situatën. Buxheti i lënë mënjanë nga Barcelona për nënshkrimin e një ylli në këtë rol është 60 milionë euro, i pashfrytëzuar për Nico Williams.
Për të kënaqur presidentin Laporta, një nga admiruesit kryesorë të Leao, dhe për të joshur Milanin të ulet rreth një tavoline, drejtuesit Blaugrana do të përfshinin në negociata edhe homologë të ndryshëm teknikë për të zgjedhur, disa më shumë se të vlerësuar nga kuqezinjtë: Christensen, por edhe Ferran Torres, Inigo Martinez dhe Alejandro Balde.
Gjithsesi, situata mbetet e komplikuar, nëse nuk ka kthesa të bujshme nga ana e vetë Leaos. Klubi katalanas iu fut punës pasi e di që me Jorge Mendes gjithçka është e mundur. Për momentin, ky lloj operacioni në merkato duket i pamundur.