Leao do Barcelona-n, Milan ka gjetur zëvendësuesin

Barcelona e ka seriozisht për Rafael Leaon.

Portugezi është rikthyer në qendër të zërave të merkatos dhe këtë herë janë spanjollët ata që janë në kërkim të goditjes së bujshme.

Barça dështoi në sulmin ndaj Nico Williams, i cili vendosi të qëndronte tek Athletic Bilbao dhe tani ka kthyer sytë nga ylli i Milanit, i cili në të kaluarën kishte qenë i lidhur me Paris Saint-Germain pa harruar zërat për ofertat faraonike nga Arabia Saudite.

Orët e fundit, “Djalli” e ka shpallur portugezin të paprekshëm dhe ka vendosur çmimin për kartonin e tij në 175 milionë euro, pra klauzolën e lirimit që skadoi 15 korrikun e kaluar.

Prandaj Milani nuk po mendon për lamtumirën e Leaos dhe ka çdo qëllim që të mbajë yllin në këtë pjesë të fundit të merkatos së verës.

Megjithatë, Barcelona nuk dorëzohet dhe e ka seriozisht për ta marrë talentin 25-vjeçar portugez. Leao, sipas asaj që zbuloi “Chiringuito”, do të donte të transferohej te klubi spanjoll.

Prandaj, Barça dhe Milani do të ishin tashmë në kontakt për të gjetur një zgjidhje dhe katalanasit mund ta përballojnë operacionin financiarisht, si për sa i përket çmimit ashtu edhe pagës.

Marrëveshja do të mbetet ende shumë komplekse duke marrë parasysh rezistencën e Milanit dhe për këtë arsye Barcelona do të kishte gati një plan B që korrespondon me emrin e Federico Chiesa.

Sulmuesi i kombëtares italiane është drejt largimit nga Juventusi pas prishjes së marrëdhënieve me drejtuesit e Juventusit dhe u është ofruar sërish katalanasve ditët e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here